Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në Kanionet e Holtës, në Gramsh, teksa vërshimi i ujit i ka marrë jetën 25-vjeçares Desantila Sollaku.
E reja kishte shkruar për të kaluar një fundjavë pranë bukurive natyrore, por ka mbetur viktimë në Kaionet e Holtës. Ajo shoqërohej nga vëllai i saj, Denisi, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.
25-vjeçarja kishte planifikuar largimin drejt Gjermanisë këtë javë për të punuar si infermiere, pasi përfundoi studimet për infermieri në Tiranë. Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë.
Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore. Ngjarja e sotme është tragjedia e dytë në familjen Sollaku, pasi rreth dy vite më parë u hodh nga pallati duke u vetëvrarë gjyshi i vajzës që sot u mbyt në Holtë.
Ditën e djeshme një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës, në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë. 25-vjeçarja Desantila Sollaku u gjet e pajetë në grykëderdhjen e Kanionit të Holtës, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerrin që përjetuan mes furisë së ujit.