Neymar ndodhet rrugës për në Paris, për të diskutuar me PSG, pasi drejtuesit e klubit francez pretenduan se braziliani nuk ishte paraqitur për fillimin e fazës përgatitore.
Ylli Brazilian, që rrezikoi të inatosë edhe më shumë punëdhënësit e tij, duke luajtur një seri ndeshjesh pesë kundër pesë në shtëpinë e tij në Brazil, Praia Grande, është parë pasditen e të dielës në aeroportin e São Paulo.
Ai dukej se ishte nisur për të hipur në një fluturim me linjën “Air France”, me destinacion kryeqytetin francez, por gjithsesi u ndal rrugës për të bërë foto me fansat e tij, ndonëse rrezikonte të humbiste avionin, me fluturimin e tij që ishte planifikuar të nisej pas vetëm 20 minutash.
Neymar është i dëshpëruar të rikthehet te Barcelona, klubi prej të cilit u largua për shumën rekord të £198 milionë, dy vite më parë. Drejtori i PSG, Leonardo pranoi këtë javë se ka patur kontakte fillestare me Barcelonën për një transferim të bujshëm të Neymar.
Drejtuesi brazilian konfirmoi gjithashtu se në momentin e bisedës, Barcelona nuk dukej të ishte në pozitat për të përballuar çmimin e Neymar.
Të hënën e kaluar, drejtuesit e klubit të PSG publikuan një komunikatë, përmes të cilës njoftonin sjelljen jo profesionale të yllit brazilian, që nuk ishte paraqitur në kohë për fillimin e përgatitjeve, madje pa asnjë leje apo dakordësi të klubit.
g.kosovari