Mbrëmë ka rënë borë në malin Mssala të Bullgarisë, ndërsa në pjesë të tjera të vendit po mban mot me shira e stuhi të mëdha
Në malin Mussala pati mjaft borë, pika më e lartë e të cilit arrin lartësinë e 2925 metrave, sa për të ndërtuar një dordolec, raporton Sofiaglobe.
Temperaturat në majën e këtij mali ranë nën 0 gradë celsius ditëve të fundit.
Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan në aeroportin Bourgas, për të ateruar në aeroportin e Varnës, për shkak të motit të lig.
Në Shoumen, në pjesën verilindore të Bullgarisë, një ngjarje sportive për të rinjtë u shty për shkak të motit të keq, raporton radioja kombëtare bullgare.
Më 13 korrik, Bullgaria shpalli paralajmërimin e ‘kodit portokalli’ për mot të rrezikshëm për 18 rajone për të dielën për shkak të parashikimeve për stuhi, por mëngjesin e 14 korrikut, shkalla e rrezikshmërisë u ul në 8 rajone.
Në pjesën më të madhe të Bullgarisë, më 14 korrik, moti ishte krejtësisht i pazakontë për një ditë vere.
g.kosovari