Sopranoja shumë e njohur, Inva Mula, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë me bashkëshortin e saj, Ethem Ramadanin, i ka dhënë fund martesës 11-vjeçare.
Sipas “Panoramaplus”, çifti ka pasur kriza të shumta, derisa kanë marrë vendimin që t’i japin fund me njëri tjetrin. Mësohet se ky vendim tashmë është përfundimtar, megjithatë Inva dhe biznesmeni kanë vendosur të mbeten miq, ndaj janë parë herë pas here bashkë.
Nga martesa e tyre 11-vjeçare, Inva Mula dhe Ethem Ramadani janë bërë prindër të një vajze. Çifti u njohën me njëri-tjetrin në fillim të vitit 2008 dhe lidhja e tyre nisi rreth muajit mars.