Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë vënë në pranga 5 persona, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri nga pesë të arrestuarit rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të cilët kryejnë veprimtari të paligjshme. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, njëri prej tyre në kërkim.
Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit pët Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi H. B., 56 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva. Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.
Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.
Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.