Aktorja Stephanie Niznik ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Sipas “Variety”, aktorja e cila ka interpretuar në serialin “Everwood” (2002-2006) dhe në filmat “Star Trek: Insurrection” dhe “Star Trek: Enterprise”, është shuar në mënyrë të papritur në datën 23 qershor, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së Niznik, e cila ka nisur karrierën në mes të viteve ’90.
Aktorja e talentuar është parë edhe në serialet “Grey’s Anatomy”, “CSI: Miami” dhe “NCIS”.
g.kosovari