Të shohësh gjallesat e mrekullueshme, siç delfinët janë për njeriun, në detin e Vlorës nuk janë më një lajm i ri. Por për herë të parë 4 delfinë janë bërë ‘mysafirë’ të pushuesve duke dalë në breg të detit.
Pushuesit në plazhin e Akërnisë në Vlorë janë mrekulluar nga kjo pamje, por megjithatë nuk kanë lënë pas aspektin human, duke i ndihmuar delfinë të largohen nga cekëtina.
Teksa nuk kanë shmangur dot entuziazmin për këtë pamje të rrallë, pushuesit i kanë ndihmuar delfinët të futen në thellësi, shkruan shqiptarja.com.
Plazhi i Akernisë ndodhet në njësinë Administrative Novoselë dhe laget nga deti Adriatik.
g.kosovari