Moti është freskuar nga rreshjet por kjo nuk do të prishë planet e askujt për plazh në fundjavë. Sinoptikania Adiola Bani tha se moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në Alpe.
Duke thënë se nuk është situatë problematike sinoptikania tha se fundjava ka rezervuar rreshje në zonat malore por jo në ato bregdetare.