Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi gjatë prezantimit të ligjit për mbrojtjen civile deklaroi se tashmë do përforcohen masat për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.
Ministrja deklaroi se pjesa më e rëndësishme e këtij projektiligji është se sjell revolucion në mënyrën se si i qasemi emergjencave, pasi ka pasur një mungesë të madhe përgjegjshmërie ndaj qytetarëve.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka është shprehur se do të kërkojë koordinim ndër-institutocional pasi në Shqipëria 86% e territorit është e ekspozuar ndaj rreziqeve.
“Siç e dini ka kaluar rreth një vit e gjysëm që kur përgjegjësia për emergejncat civile ka kaluar për Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu menaxhuam përmbtjet në jug, zjarret në Shkodër, tërmetet në Dibër dhe në Lezhë në 2018 dhe atë në Korçë të këtij viti. Sot që flasim janë rreth 400 mln lekë për realizimin e disa projekteve të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë. Përfitoj nga rasti të falenderoj nga zemra të gjithë ata burra dhe gra për punën e jashtëzakonshme në përballimin e këtyre situatave. Situatat në fjalë kanë qenë të vështira. Kjo experiencë na bindi edhe më shumë për reformimin e këtij sektori. Pjesa më e rëndësishme e këtij projektiligji është se sjell revolucion në mënyrën se si i qasemi emergjencave. Ka pasur një mungesë të madhe përgjegjshmërie ndaj qytetarëve. Në Shqipëria 86% e territorit është e ekspozuar ndaj rreziqeve. Me ligjin për mbrojtjen civile do të mundësojmë mbrotjen nga këto rreziqe. Do të kërkojë koordinim ndër-institutocional. një nga risitë është transformi i agjencisë ë mbrojtjes civile në Agjenci kombëtare Civile me përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera me strukturat homologe. Ligji përmban parashikime të qarta për çdo institucion. Ligji nuk lë vend për interpretime. Përgjegjësitë janë e zeza mbi të bardhë. Nëse sot ne kemi probleme më përmbytjet apo zjarret kjo lidhet e humbjes së kontrollit mbi territorit duke na lënë një trashëgimi të keqe për situatën që kemi sot. Reforma administrative ka dhënë gjatë këtyre viteve beteja pozitive por i mbeten bashkive të bëjnë punën e tyre për të korrigjuar këtë projektligj. Duhet shumë punë dhe edukimi i fëmijëve ndaj mjedisit do dojë shumë kohë por ajo që kemi mësuar se nuk mund të vazhdojmë me zgjidhje afatshkurtra sa për të kaluar lumin”, tha Xhaçka.
g.kosovari