Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen se nuk ka as asnjë reagim nga politika për zgjidhjen e krizës politike.
Shqetësimin ai e shprehu teksa njoftoi një takim me homologun e tij maqedonas,Stevo Pendarovski.
“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Meta.
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.
Të dy vendet tona, thotë Meta, duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.
“Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, shkruan presidenti.
g.kosovari