Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë do të ndodh në aksionin e opozitës pas protestës së kësaj të hëne.
Në një lidhje live në emisionin Opinion, para Kryeministrisë zonja Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa dha dhe një sinjal se mund të ketë bisedime me kryeministrin Edi Rama.
“Aksioni do të vazhdojë, protestat do të vazhdojë dhe do të shoqërohen me të gjithë aksionin politik të shqiptarëve në udhëheqjen e shqiptarëve. Aksioni është dhe politik për zgjidhjen e kësaj situate idiote që ka futur Edi Rama vendin, për shkak të frikës që ka Edi Rama. Sot nuk është çështja bisedimeve, por e standardeve. Nuk duhet që opozita të ulet në tryerzë për Monikën dhe zotin Basha. Opozita është në union, pavarësisht këndvështrimeve që kemi”, tha kryemadhi.
Po ashtu ajo tregoi dhe pse zoti Basha ka dyshime për këto bisedime është se kryeministri Rama sipas saj nuk i respekton marrëveshjet.
“Zoti Basha ka të drejtë dhe që ulja në tryezë në marrëveshjen e 17 majit, Rama jo vetëm nuk e zbatoi por e shkeli”./l.m