Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ ka komentuar situtatën politike në vend.
Hoxha ka folur edhe për çështjen e Presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe seancën parlamentare që u mbajt ditën e sotme, ku u votua për shkarkimin e tij.
Sipas gazetarit, presidenti ka një hall të madh dhe e di se çfarë po gatuhet për të, një shenjë ishte edhe kur doli nga Gjiri i Lalëzit.
‘Presidenti ka nje hall te madh. Ai e di se cfare ka bere dhe se cfare po gatuhet per te. Cfare i ndodhi Presidentit qe nga Gjiri i Lalezit, doli ne fushen e betejes?’, tha Artan Hoxha./l.m