Tani në orën 20:00, opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, por kjo është protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Mësohet se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit, është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë./l.m