“Baza kushtetueses, kërkesa e paraqitur për shqyrtim është propozuar nga një grup prej 55 deputetësh. Procedura e shqyrtimit. Komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e kësaj kërkese e cila u prezantua nga Taluant Balla dhe Ervin Bushati. Balla paraqiti rrethanat mbi të cilat bazohet kërkesa e deputetëve se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit bien në kundërshtim me parimet e republikës parlamentare. Balla kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës.
Në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve kam vënë në dijeni presidentin Ilir Meta lidhur me datën e mbledhjes së radhës me qëllim garantimin e të drejtës së tij për të qenë në komision. Në përgjigje të kësaj ftese ka ardhur një shkresë më gjuhë jo zyrtare, ironike dhe fyese presidenti përmes sekretares refuzoi pjesëmarrjen. Komisioni ka konstatuar se presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin e datën 30 qershor. Në përmbushje të kësaj kanë nisur procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve. ishin ngritur komisionet, listat e zgjedhjeve, ishin kryer regjistrimet e partive politike dhe kishte filluar fushata zgjedhore. ndërkohë që kishte filluar fushata zgjedhore presidenti shfuqizoi dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas këtij dekreti anulohet 30 qershori si datë për zgjedhjet vendore. Arsyet kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike në vend, vetëdijes se në këto kushte nuk do kishte zgjedhje”, tha Manja./l.m