Sapo ka nisur procedura per largimin e presidentit. Kuvendi eshte mbledhur në seancën e posaçme me debat për relacionin që përmban arsyet e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës.
Ne kete moment Ulsi Manja po referon te gjithe proceduren dhe hapat e ndermarre.
Meta në një deklaratë për mediat parashtroi edhe një herë arsyet ligjore përse shfuqizoi 30 Qershorin dhe dekretoi 13 Tetorin si datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
***
Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është edhe bashkë-relatore me deputetin Adnor Shameti të raportit për shkeljet Kushtetuese që ka kryer Presidenti i Republikës, eshte shprehur se në Kushtetutë nuk parashikohet në asnjë nen që të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese dekreti që ka lidhje me datën e zgjedhjeve.
“Nëse gjendet një pikë në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës, ku parashikohet se cilat janë aktet apo çështjet për të cilat shkohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe kjo ka të bëjë me një dekret të Presidentit për datën e zgjedhjeve ma lexoni dhe ma thoni ku është. E kjo që po ju them është analiza e Gjykatës Kushtetuese që përbën jurisprudencën e saj dhe burim të së drejtës.
Nga ana tjetër akti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve është një akt administrativ i pavlefshëm, sepse është nxjerrë në kapërcim të kompetencës së organit. Ua them jo pa qëllim, sepse ky është thelbi, prandaj edhe organet e shtetit bazohen në kuadër të parim të ligjshmërisë që zbatohen në veprimtarinë e tyre vetëm në ligj. Përndryshe do të kishim një amulli, gjithsekush do të merrte vendimi siç i mendon të arsyeshme”, u shpreh ajo.
Sipas deputetes Klotilda Bushka, ka një praktikë të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, e cila çështjen e dekretit të Presidentit për zgjedhje e parashikon si një çështje që nuk hyn në juridiksionin e kësaj të Gjykate.
“Në fakt me të drejtë në 2017-ën kanë dhënë një vendim të tillë, ku ia referon konfliktet për të dekretet për datat e zgjedhjeve Kolegjit Zgjedhor, apo Gjykatës Administrative, duke iu referuar nenit 131 apo 134 të Kushtetutës”, tha ajo.
E pyetur se nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale, a do të ishte paditur akti i Presidentit në këtë Gjykatë prej PS, ajo tha “Në gjykimin tim një akt administrativ i pavlefshëm, përsa kohë nuk prodhon asnjë pasojë nuk ka arsye përse të goditet. Si KQZ, KZAZ, ashtu edhe Gjykatat e kanë konstatuar kryesisht pavlefshmërinë absolute të një akti administrativ, sepse ka një praktikë të konsoliduar. Ne si subjekt do ta kishim ankimuar, nëse ky akt do të kishte sjellë pasoja reale për të penguar zgjedhësit për votuar”.