Pas triumfit, si Violetta në debutimin e operës në vitin 2017, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho dëshmon sërish magjinë e zërit të saj, si Anna Bolena e Donizetti-t, që ngriti siparin në Shtëpinë e Operës në Sidnei të Australisë.
Mediet e huaja teksa e cilësojnë Anna Bolena-n e Donizett-t një rol shumë sfidues, vlerësojnë artisten Ermonela Jaho për kontrollin vokal dhe aftësitë dramatike, që e bëjnë portretizimin e saj përherë shumë të plotë.
Me meloditë e zjarrtë, këndimin e zjarrtë dhe koloraturën akrobatike, çdo minutë e Anna Bolena-s është një masterclass në operën e belcanto-s. Kjo ndodh vetëm kur një soprano shumë e shkëlqyer fut veten brenda në rol.
Ermonela Jaho është ajo këngëtare, “Një engjëll i zjarrtë” (The Economist) i njohur për të ofruar zemrën dhe shpirtin e saj në skenë. “Mos u përpiqni as të rezistoni”, paralajmëron Financial Times. Ky akt i shkëlqyeshëm përfshin Leonardo Cortellazzi si Lord Percy dhe Teddy Tahu Rodos, si mbret i pamëshirshëm, i pasionuar.
Karriera e Ermonela Jahos theu kufijtë, duke u kthyer në ikonë arti botërore gjatë vitit 2009. Më pas kritika e ka vlerësuar atë në peshën e roleve, si protagoniste në opera, si “La rondine”, “La traviatta”, “Madame Butterfly” edhe shumë të tjera.
Aftësia e saj për t’u bërë mishërim i plotë i karaktereve të saj, e ka lejuar Jahon të paraqesë interpretimet ’emocionalisht shkatërrimtare’ të heroinave dramatike më pjellore.
Madam Butterfly, Violeta dhe Suor Angelica, janë tre personazhet dramatikë, tre gratë, në të cilat Jaho është shprehur se admiron forcën që ato kanë, madje tek ato gjen gruan shqiptare, mënyrën se si ato kanë sakrifikuar edhe kanë dhënë gjithçka me dashuri në jetën e tyre, cilësi këto që Ermonela Jaho i gjen edhe brenda vetes.
Opera “Anna Bolena” do të prezantohet në opera Australia edhe në datat 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 korrik. (Shqiptarja.com)