Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen Klevi Bahos në Broshkë të Elbasanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga pistat kryesore për të cilën po heton policia është hakmarrja.
Më 13 shkurt të vitit 2016, vëllai i viktimës, Aldo Baho i ka shpëtuar një atentati në Itali, dhe Klevi në shenjë hakmarrje i ka goditur autorët me shkop bejsbolli duke i lënë me dëmtime shumë serioze në kokë. Rrahja e tyre është bërë në një kohë kur Aldo Baho, ka qenë në burgun e Peqinit, ku dhe lidhi miqësi të fortë me vëllerëzit Tafili.
Sipas policisë, atentatorët dyshohet se kishin të paktën dy javë që ruanin vëllezërit Baho dhe dhe më 1 korrik arritën të vrisnin njërin prej tyre.
g.kosovari