Marotta ka folur hapur rreth të ardhmes së Mauro Icardit tek Juventus, duke e përjashtuar si mundësi për të ardhmen e sulmuesit zikaltër.
“E përjashtoj si mundësi, që të shkojë Icardi tek Juventus, sepse nuk janë kushtet e duhura. Sot, lojtari është vetë përzgjedhës i së ardhmes së tij, ai duhet të gjejë një klub që i përshtatet nevojave të tij. Por, deri në këtë moment Juventus nuk i sheh as hijen”, tha Marotta.
Ai u ndal të flasë edhe për largimin e Nainggolan, duke e cilësuar si një vendim të vështirë, por nuk pranoi të japë detaje pse kanë vendosur të nxjerrin në merkato këta dy lojtarë, duke shtuar se të dy lojtarët do të bashkohen me skuadrën në stërvitje.