Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku do të udhëtojë për në Izrael në një vizitë zyrtare. Ajo shkruan në “Facebook” se do të qëndrojë në Izrael me ftesë të Komuniteti Hebraik Amerikan. Kjo është vizita e para e një diplomateje kosovare në Izrael.
“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” ka shkruar Çitaku, ndërsa bashkëngjitur me të ka ndarë edhe një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. (BW)