Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka thirrur të hënën e 8 korrikut protestën e radhës kombëtare.
Avokati i njohur Spartak Ngjela në një intervistë për ora news thotë se duhet të bëjnë kujdes dhe të protestojnë paqësisht sepse ndryshe do ta kenë pisk me ndërkombëtarët.
“Le të dalë. Do të bëjë dhunë? Duhet jetë protestë paqësore ndryshe e kanë shumë keq me politikën ndërkombëtare. Do ti quajnë terroristë, të rrinë mirë.Nuk e destabilizojnë dot Shqipërinë. Rama nuk e do për vetë reformën, por nuk mund të thotë jo. Në jurisprudencë kemi konceptin e dashjes indirekte.Rama e do me dashje indirekte se nuk ka çfarë bën”, deklaroi Ngjela.
g.kosovari