Sipas një studimi të realizuar në Britani, nga “Cancer Research UK”, ka rezultuar se obeziteti shkakton më shumë raste të katër llojeve të zakonshme të kancerit, sesa pirja e duhanit.
Organizata e Bamirësisë nënvizon se kanceri i zorrëve, veshkave, vezoreve dhe mëlçisë kanë shumë gjasa të shkaktohen nga mbipesha se sa nga duhanpirja.
Organizata paralajmëron se miliona njerëz janë në rrezik nga kanceri për shkak të peshës së tyre. Dhe njerëzit mbipeshë janë më të shumtë në numër sesa duhanpirësit.
Gjithësesi “Cancer Research UK” është kujdesur të shtojë se si obeziteti, ashtu edhe duhanpirja, janë të dëmshme për shëndetin.