Skuadra e Partizanit po bën një merkato të mirë për sezonin e ardhëshëm, por që lojtarët do t’i duhen edhe për pjesëmarrje në kupat e Europës.
Pas Ekuban, goditja e radhës është në repartin e portës.
Të kuqtë kanë zyrtarizuar futbollistin e katërt të ditës së sotme, dhe i radhës është portieri Aldo Teqja.
Talenti i portës së Kukësit dhe Skënderbeut ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga kryeqytetasit.
I riu ka hedhur firmën për të qenë 1 vit pjesë e Partizanit, ndërsa tre sezonet e kaluara luajti për korçarët e Skënderbeut.