Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar të mërkurën seancën dëgjimore ndaj Kryetares së Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj (Seknaj).
Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Durrajn përbëhet nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.
Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës./l.m