ryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar z. David Sassoli i cili është zgjedhur sot në postin e Presdentit të Parlamentit Europian.
Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian.
Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.”, shkruan Balla./l.m