Krerët e BE kanë paraqitur nominimet e tyre për 5 pozicionet më të larta të bllokut, me një grua të propozuar për herë të parë si shefe e Komisionit Evropian.
Zgjedhja e papritur e ministres gjermane Ursula von der Leyen për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker, erdhi pasi kandidatët kryesorë u refuzuan.
Shefja e FMN, Christine Lagarde është emëruar si gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore Evropiane (ECB).
Vendimet erdhën pas negociatave të vështira.
Kryeministri liberal belg Charles Michel është emëruar për të zëvendësuar presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk ndërsa Josep Borrell i Spanjës është propozuar si shef i Politikës së Jashtme.
Roli i 5-të kyç, ai i Presidentit të Parlamentit Europian, do të zgjidhet të mërkurën.
Kandidatët e mundshëm janë eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Manfred Weber dhe socialisti bullgar Sergei Stanishev.
Rolet e tyre duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian./l.m