Djali i emirit të fuqishëm të Emiratet e Bashkuara Arabe i cili vdiq në mënyrë misterioze dje në moshën 39-vjeçare është varrosur në emiratin e Sharjah që sundohet nga babai i tij.
Dyshohet se princi ka ndërruar jetë për shkak të një overdoze droge, gjatë një feste në apartamentin e tij, në Londër.
Mediat angleze raportojnë se është gjendur një sasi droge e “Klasit A”, në apartamentin e tij në “Knightsbridge”, aty ku u gjend edhe trupi i tij i pajetë.
Një burim tjetër thotë se: ” Ishte një festë e çmendur, ku disa të ftuar po merrnin substancë narkotike dhe kryenin marrëdhënie seksuale. Sheiku mund të ketë vdekur papritur si rezultat i mbidozës”.
Duhet të kujtojmë se edhe vëllai i tij 40-vjeçar, çuditërisht vdiq në të njëtën mënyrë pak kohë më parë.