Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën më 8 korrik. Seanca është thirrur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndërsa ajo do të mbahet në orën 18:00.
Partia Socialiste i ka kërkuar anëtarëve të grupit të saj parlamentar që të mos mungojnë.
Kjo seancë vjen pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit si dhe qëndrimit të sotëm të Presidentit Ilir Meta.
Kuvendi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për rendin e ditës, por JavaNews mëson se bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës.
Kujtojmë se 100 ligjvënës nga mazhoranca dhe opozita votuan më parë me 100 vota rezulutën kundër Metës.
VIJON…
/a.r