Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në një takim me drejtuesit e Policisë ne Ministrinë e Brendshme.
Veç të tjerave, kryeministri la edhe një porosi për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Nuk dua më vonesë në vënien në jetë të projektit të monitorimit të rrugëve të vendit, origjinën dhe ligjshmërinë e cdo automjeti në përdorim. Automjetet e vjedhura dhe të pa siguruara duhet të pamundësohen për të qarkulluar në vend. Është e domosdoshme rritja e nivelit të sjelljes me qytetarët, kush nuk di të sillet duhet të largohen. Policët duhet të jenë model mirësjelljeje. Kundravajtjet janë arsye për gjobë por jo për t’u sjellë keq”, tha kryeministri./l.m