Presidenti Ilir Meta foli gjatë konferencës për media për një strukturë të organizuar që e quajti PPPd kundër interesave të vendit me në krye kryeministrin Edi Rama.
Ai sqaroi para gazetarëve se çfarë kuptimi ka secila nga gërmat. Në mesin e tyre janë edhe ndërkombëtarët, ku Meta i sulmoi duke thënë se disa punojnë për interesa të kryeministrit Rama.
P-ja e parë janë – Politikanët
P-ja e dytë është – Propaganda
P-ja e tretë është – Policia (Rrugët policeske që ndiqen për të shantazhuar sipërmarrës, gazetarë, opozitarë, qytetarë(
D-ja që ishte e katërta janë – Diplomatë që kanë braktisur parimet perëndimore dhe raportojnë sipas qejfit të Ramës
g.kosovari