I pyetur nëse ky qëndrim i tij, po nxit konflikt me SHBA-në, presidenti Ilir Meta deklaroi se marrëdhëniet e tij me amerikanët janë të kristalta.
“Marrëdhëniet e mia me SHBA-në janë të kristalta, të sinqerta dhe jashtë çdo lloj hije dyshimi.
Gjithmonë kam qenë i qartë, i drejtë dhe nuk kam pasur asnjë shqetësim prej tyre. Këto votime i vlerëson ODHIR dhe çdo ambasadë të mbajë qëndrimin e saj.
Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan. Po erdhi dita t’më heqë vizën amerikane nipi i Spiro Kolekës…Unë vizën nuk ja heq kurrë vizën, as që bëhet fjalë në këtë botë.
Pse niseni nga ata që nisin SMS-të, ata të gruas së Balilit. Unë ambasadoren e SHBA-ve e kam takuar më vete, dy tre ditë para se të merrej ky vendim. E kam sqaruar, i kamë thënë keni ndonjë shqetësim nga ana ligjore? Jo. Faleminderit shumë, qëllimi është ky.
Unë tani po përpiqem me të gjithë. Ne hall kryesor kemi të hyjmë për të velur negociatat në tetor me BE-në. Dhe këtë e kanë në dorë aktorët e BE-së. SHBA ka një politikë të qartë, që mbështet integrimin. Qëndrimet që mbajnë ata është e drejtë e tyre? Kush në këtë botë thotë që presidenti nuk mund të mbajë qëndrimet e veta?, deklaroi Meta.
g.kosovari