Kryetarja e LSI është parë në selinë blu pasditen e së hënës, shkruan JavaNews.al
Burime nga terreni bëjnë të ditur se Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Lulzim Bashën.
Kjo vizitë në Partinë Demokratike vjen një orë pas leximit të raportit paraprak nga Audrey Glover mbi ecurinë e 30 Qershorit.
Pas Kryemadhit mësohet se takimit i janë bashkuar edhe aleatë të tjerë të PD.
Edhe ditën e djeshme, Kryemadhi dhe Basha zhvilluan një takim në zyrën e këtij të fundit vetëm një orë para mbylljes së procesit të votimit.
/a.r