Shefaje misionit të OSBE/ ODIHR ka nisur në Tiranë prezantimin e raportit paraprak për zgjedhjet.
Në një konferencë për mediat nga Audrey Glover bën publike gjetjet e vëzhguesve. Ajo u shpreh se opozita e la KQZ-në pa balancën politike që parashikon ligji.
“Falenderojmë Ministrinë e Jashtme që na kanë ftuar për të monitoruar këto zgjedhje, por dhe autoritetet dhe partitë politike.
Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe kanë ardhur më pas vëzhgues edhe afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin.
Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjehdje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.
Më lejoni të bëj një pyetje për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo votuesit? Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndëisshëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Zgjedhësist duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin pa asnjë lloj presioni. Duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet t ëjenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet. Duhet të ketë edhe një gjyaktë funksionale që të shqyrtojë ankesat e apelimeve të kandidatëve dhe zgjedhësve. Por si funksionoi në praktikë.
Një sërë partish politike dhe grupe votuesish arritën të dilnin me akndidatë tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë kandidatë për kryetar bashkie. Megjithatë në 31 bashkitë në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, nuk pati kundërshtarë” – tha Audrey Glover ndër të tjera.
/a.r