Është ndaluar në kufi me Maqedoninë në doganën e Bllatës, kreu i Partisë Demokratike të Dibrës, Korab Muça.
Ai ishte shpallur në kërkim policor, për protestën që u bë më 28 qershor në Dibër, ku u sulmua nga militantë të PD-së, KZAZ-ja numër 19, në brendësi të së cilës ishin materialet zgjedhore.