Gjithkush po hutohet nga shifrat që po dalin nga votimet e 30 qershorit në zgjedhjet lokale, nga shifrat paraprake të publikuara nga KQZ-ja, dhe dalja e votave reale për kandidatët në bashkitë e ndryshme të vendit, ku lëvizjet e votave në Urën Vajgurore, Lushnje, Divjakë apo Malsi e Madhe, cuan në reagimet politike, madje edhe të presidentit të Republikës.
Por ajo që duhet thënë dhe që ka ndodhur gjithmonë, edhe kur PD ka pasur komisionerët e vet në votime është më e qartë:
Në vitin 2015, shifrat e të dhënave paraprake të KQZ me rezultatin final lëvizën me 23 mijë vota;
Në vitin 2017, shifrat e të dhënave paraprake të KQZ me rezultatin final lëvizën me 17 mijë vota;
Shkaku është I thjeshtë, siç edhe KQZ raportoi mesditën e sotme: Teknikisht, për të dhënë një përqindje për pjesmarrjen në votim në mbyllje të procesit, të dhënat merren nga KZAZ nëpërmjet telefonit.
Ndërsa në përfundim të numërimeve, kur procesverbalet me firmën e gjithë komisionerëve hidhen në sistem, kjo është shifra e saktë.
Madje, OSBE-ODIHR që janë ende në terren, vazhdojnë të punojnë me procesverbalet që administrohen nga KQZ.
Sot në orën 15.00 pritet edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ku do të shikohet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor./newsbomb.al
g.kosovari