Një avion është rrëzuar në një hangar në aeroportin e Teksasit duke vrarë të gjithë personat në bord.
Raportohet se 10 persona kanë mbetur të vdekur nga incidenti.
Avioni, një Beechcraft BE-350 King Air, u rrëzua pak pas ngritjes në aeroportin Addison.
Ai u përplas në hangar para se të shpërthente në flakë, tha një zyrtar.
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje, rreth 17 km në veri të Dallas por nuk kishte asnjë të mbijetuar.
Autoritetet nuk kanë zbuluar identitetin e viktimave.