Kryetari i Bashkise Kamëz Xhelal Mziu i quajti zgjedhjet e sotme një “farsë”.
“Na kthejnë në kohët më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do çertifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetarët. Qytetarët tashmë e dine se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij“, deklaroi Mziu për RTV Ora.
I pyetur nëse do lironte karrigen e bashkisë për kandidatin fitues nga votimi i sotëm u shpreh:
“Nuk do e liroj karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat qe nuk merr as 7 përqind te votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkikut e lë vetëm me votë të lirë”.
g.kosovari