15 persona janë shoqëruar nga policia në orët e para të mëngjesit në qytetin e Dibrës pas sulmit ndaj forcave të rendit mbrëmjen e djeshme, duke tentuar të futen me dhunë në KZAZ nr.19 në palestrën e shkollës së mesme ‘Nazmi Rushiti’.
Militantët e Partisë Demokratike po protestojnë përpara komisariatit të policisë për të kërkuar lirimin e tyre.
Ndërkohë që forca të shumta policie janë vënë në ruajtje të KZAZ ku ndodhi sulmi i djeshëm për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Mesohet se paralelisht me keto zhvillime nga ana e policise, mbështetës të Partisë Demokratike Dibër po protestojnë para policisë për lirimin e personave të shoqëruar. 6 efektivë policie dhe 9 protestues morën lëndime pas përplasjeve të djeshme në Dibër. Policia përdori gaz lotsjellës për t’iu përgjigjur protestuesve.
g.kosovari