Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka bërë asnjë hap pas në përballjen e tij me Edi Ramën.
Në një dalje urgjente për media, Basha iu ka bërë thirrje të gjithë shqitparëve të mos e harrojnë fytyrën e Ramës, që sipas tij, është fytyra e të keqes, e etjes për pushtet.
“Neveria që sot shqitparët ndjejnë për të nuk duhet të bëjnë që ta harrojnë. Duhet ta fiksojnë mirë fytyrën e të keqes, të etjes për pushtet, të tradhtisë.
Nuk duhet të lejojnë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona sërish. Shpesh kur vjen fundi i së keqes njerëzit ndjejnë një lehtësim, që i bëjnë të harrojnë shpejt atë që ishte.
Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror. Ne rrallë kemi relfketuar ndaj të këqijave ndaj i kemi përsëritur.
Historia politike e Ramës nuk është historia e një njeriu që dështoi në gjithçka, që kërkon verbërisht pushtet e para për t’u hakmarrë, por është dhe historia e një shoqërie që mashtrohet”, tha Basha.