Tashmë është marrë vendimi edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), Milani nuk do të luaj në Europa League sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë thyer rregullat e Fair Play Financiar dhe për këtë arsye UEFA vendosi që ti përjashtojë një vit nga kompeticionet europiane.
Ky vendim ka ndikuar edhe te skuadra shqiptare e Kukësit, të cilët mund të përballeshin me Romën, por tani gjithçka ka ndryshuar.
Fillimisht verilindorët do të ndeshen me Debrecenin në turin e parë, ndërsa shorti i rezervoi Romën në atë pasardhës. Por tashmë këta të fundit do të marrin vendin e Milanit të përjashtuar, për të shkuar direkt në grupe. Nëse Kukësi arrin të kaloj Debrecenin, atëherë do të ndeshet me Torinon./l.m