Të tjera detaje dalin nga axhenda politike dhe mediatike e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme.
Shefi i qeverisë do të jetë sot në Vlorë për të mbyllur fushatën elektorale ndërsa në përfundim të aktivitetit ai pritet të jetë në ‘Real Story’-n e Sokol Ballës në Vizion Plus.
Mbrëmjen e sotme kryeministri do të flasë për zgjedhjet, opozitën dhe Presidentin.
Më pas, shefi i qeverisë do të respektojë heshtjen zgjedhore 24-orëshe duke dhënë sonte mesazhet e fundit para 30 qershorit.