Deputeti Tom Doshi nga Vau i Dejës dënoi sulmin në KZAZ-në 6, të cilës iu vu zjarri. Ai tha se materialet do të zëvendësohen, pasi do të vijnë me avion nga Sllovenia.
“Materialet zgjedhore do të zëvendësohen. U lidha me KQZ do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe ditën e shtunë janë materialet këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim, ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Ky është një akt i shëmtuar. Këto gjëra ndodhin në Afganistan, jo në bashkinë e Vaut të Dejës apo në Shkodër.
Për ne është pozitive që e pamë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Do marrin masa që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur.
Shkaktarët që kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi penale”, deklaroi Doshi.
g.kosovari