Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Fier, nga ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, ndërsa komentoi vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar 13 tetorin si data e zgjedhjeve lokale, tha se Presidenti zgjodhi këtë datë “se është dy ditë par ditëlindjes njishit”, duke iu referuar ish-kryeministri Sali Berisha.
Rama shtoi më tej se e kishte parashikuar që Meta do të dekretonte një datë të re, pasi, sipas tij, “çmendurisë së parë do i pasonte e dyta”
“Baba Xhikja, për ata që i thonë Likja, Haxhi Qamili i ringjallur, e di çafër shkruhet në vulën e Republikës, po nuk di ça bën me dekretet e tij, Haxhi Qamili i lexonte mirë ato që vuloste, kurse ky i vulos pa dashur as t’i lexojë. Sot tha që kam dalë në zyrë në 5 të mëngjesit, a thua se Presidenca është “Pronto Pizza 24 orë”. Nuk ka fjetur asnjë minutë, prej ditësh. Ajo godinë ku është Presidenca u vulos sot që është selia e shtabit të katër aventurierëve që i hynë kësaj ofensive kundër Shqipërisë dhe që bënë çmos për ta bërë Shqipërinë zhele dhe për t’i kallur datën njerëzve të këtij vendi me shantazhe e kërcënime. Nga sot, ka fituar 30 qershori, përfundimisht.
Ajo datë e re, që nuk u vu kur u hoq data që është në fuqi, ka vetëm një vlerë, vlerën e kapitullimit para 30 qershorit dhe të gjitha fantazmat që u rrotulluan në mendjen e shqiptarëve kanë avulluar. Xhuljeta, gati më plagosi nga dhimbja katër vite më parë kur isha i dashuruar. Më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë dhe nuk ka si të ndodhë. Xhuljeta tha do vazhdojmë luftën, nuk e pranojmë 13 tetorin, e kam parashikuar unë në një miting , se kështu vajti kjo punë, fallxhorja sheh filxhan, unë ndjek fallxhoren. E parashikova që do flitej për një datë të re, po i thash baba Xhikes, mos rri drejtë se jam gjithmonë para teje. Të jesh tre hapa para tyre nuk është ndonjë zgjuarsie madh se janë komplet bosh. Po e kam ditur se çmendurisë së parë do i pasonte et dyta, unë e parashikova, tha 20 tetor. E ka vënë 13 tetorin se është dy ditë para ditëlindjes njishit, po prap është ters se ka zgjedhur 13 po doktorit i bie të martën ditëlindjen. Kjo është e dhimbshme, po me këta karagjozë ne duhet edhe të qeshim sepse historia e këtij karagjozllëku do mbahet mend gjatë”, tha Rama.
g.kosovari