Selfie, i cili ka pushtuar planetin dekadën e fundit, ka shkaktuar vdekjen e personave, pothuajse pesë herë më shumë sesa sulmet e peshkaqenëve.
Gjithnjë e më tepër çdo vit, në sajë të pajisjeve të shpikura për të mbajtur telefonin në distancë për foto dhe sofistikimin në vazhdimësi të smarfonëve.
”Nga tetori 2011 deri në nëntor 2017, të paktën 250 persona vdiqën duke pozuar për një foto selfie në botë”, sipas publikimit në Indi nga ‘’Journal of Family Medecine and Primary Care’’, kundrejt 50 personave të vdekur nga sulmet e peshkaqenëve.
Megjithëse gratë bëjnë më shumë selfie, tre të katërtat e këtyre tragjedive të shënuara gjatë shkrepjes së një fotoje prekin burrat, të rinjtë, ndërsa lahen në det, aksidente rrugore, rrëzime, zjarr apo armë.
India me 800 milionë telefonë celularë, renditet e para në botë për numrin e lartë të viktimave gjatë një foto selfie, me 159 të vdekur, përpara Rusisë, SHBA-së dhe Pakistanit.
Një rezultat me siguri, si pasojë e kënaqësisë në nivel kombëtar për një foto selfie në grup ose nga brezi i ri.
Grup të rinjsh që i merr përpara një tren ose që mbyten ndërsa anija e tyre fundoset në momentin e selfies, India sapo ka përcaktuar ‘’zona pa selfie’’, 16, vetëm në Bombei.
Në Rusi, 16 aksidente tragjike u regjistruan në të njëjtën periudhë.
Në kërkim të selfiet të përkyer, disa rusë vdiqën pas rrëzimit nga ura apo qiejgërvishtës super modernë duke shkrepur një pistoletë ose duke aktivizuar një minë që ka si objektiv individët.