Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të folur për vendimin e një organizate rajonale e cila u shpërnda ditën e djeshme të cilën opozita e quajti si qëndrim i KiE ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Cakaj tha se kjo është një përpjekje është një dashakeqësi e opozitës për delegjitimuar procesin zgjedhor.
“Kongresi i autoritetit lokal dhe rajonal nuk ka mbajtur asnjë deklaratë për mohim të së drejtës për ushtrimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo shfaqe padituri elementare dhe dashakeqësi me një përpjekje për të deligjitimuar procesin zgjedhor. Arsyeja që paralajmëron ajo organizatë sidoqoftë është rreziku që vjen në disa bashki nga disa parti që kanë braktisur kuvendin.
Dhuna është ushtruar nga opozita jashtë parlamentit. Protestat e opozitës së bashkuar kundër reofromës në drejtësi nuk kanë shfaqur vetëm shfrenim të dhunës. Ato kanë treguar se nëse duan që dhuna të ndalet, ajo do ndalet menjëherë. Sipas kongresit zgjedhjet duhet të mbahen.
OSBE dhe ODHIR kanë vendosur vëzhguesit e tyre. Ato janë shprehur vazhdimisht kundër dhunës kundër opozitës. Kjo mbase është një nevojë jetike për Shqipërinë. SHBA, BE dhe OSBE por edhe vetë KiE kanë pranuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ata kanë thënë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore”, tha Cakaj