Pas takimeve të njëpasnjëshme në Presidencë me kryetar të partive të djathta dhe të majta, përveç kryeministri Rama, kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 14:30.
Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij në presidencë, në takime të veçanta, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, aleatët e djathtë të Bashës, dhe Paskal Milon e PDS-së.
Pas përfundimit të takimit me aleatët në zyrën e presidentit Ilir Meta kanë shkuar edhe ambasadorët. Në takim janë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.