Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me presidentin e vendit, Ilir Metën ka thirrur në takim edhe aleatët e tij.
Në selinë blu ka mbëritur kreu e PDIU, Shpëtim Idrizin dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhin.
Basha do takohet në Idrizin dhe Kryemadhin në dy takime të veçanta dhe sipas informacioneve nga PD-ja fillimisht kreu demokrat do të presë kreun e PDIU dhe më pas kryetaren e LSI.
Dita e sotme ka qenë e ngjeshur me takime nga Presidenca dhe selia blu, pas tentativës së Metës për të vënë në lëvizje edhe PS me anë të një ftese drejtuar Kryeministrit.
Por Rama e refuzoi ftesën e Presidentit duek theksuar se ishte i zënë me fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Lëvizja e Metës ishte shumë e vonuar pasi vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe kjo ftesë ishte shumë vonë për të qetësuar situatën e tensionuar politike.
g.kosovari