Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka akredituar vëzhgues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së për zgjedhjet e 30 qershorit.
Të akredituar mësohet se janë, vëzhgues dhe përkthyes të Ambasadës Amerikane, Ambasadës italiane si dhe Ambasadës britanike.
RENDI I DITES
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zëvëndëskryetari z. Denar Biba, Anëtarët, z. Bledar Skënderi, znj. Edlira Jorgaqi, znj. Rezarta Bitri, kane thirrur më datë 27.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:
1. “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
2. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të medias Bold News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Al Jazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019./l.m