Kryeministri Edi Rama do te finalizoje fundin e fushates per zgjedhjet vendore te 30 qershorit nga qyteti i Vlores.
Pas thirrjes qe u beri vlonjateve, fill pas takimit te fushates ne Elbasan, kryeministri ka marre edhe garancine nga socialistet e Vlores per mitingun qe e pret neser.
Ish-ministri Damian Gjiknuri, doli ne pergjimet e Bild, teksa bisedonte me Ymer Lalen ne Diber, ku mes te tjerash i thoshte “termet, termet”, dhe ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale postimin e PS se Vlores.
Dita e fundit e fushatës është dita e premte e kësaj jave dhe sipas ligjit, të shtunën është heshtje zgjedhore. Pas mitingut te djeshem mbreme ne Elbasan, Rama iu drejtua vlonjateve me kete thirrje.
“O vlonjatë o ju bëfsha kurban, këta elbasanllinjtë më thonë e bëmë fora si s’e bën dot as Vlora! Ata në Fier më çojnë mesazhe që nesër Fieri do ta bëj si Vlora! Tani ju si do ta bëni ju pyes unë, se pasnesër më keni në Vlorë dhe mezi pres t’ia vëmë aty buzë detit, vulën e zjarrit e të flamurit të Ismail Qemalit, 30QERSHORIT👊💥”, shkruan Rama në Facebook.
g.kosovari