Zgjedhjet e 30 Qershorit dhe kërcënimet e opozitës kanë bërë që ambasadori britanik të shkojë në selinë e LSI.
Burime nga kjo e fundit shprehen se Duncan Norman po zhvillon një takim me kreun e partisë, Monika Kryemadhi.
Duncan pritet t’i përcjellë Kryemadhit apelin e Britanisë së Madhe për të siguruar një klimë të qetë gjatë 30 qershorit.
Më herët, Londra ka qenë e ashpër si me protestat e dhunshme të opozitës, ashtu edhe me kërcënimet për akte dhune gjatë zgjedhjeve.