Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se Këshilli i Europës nuk do të sjellë vëzhgues për 30 Qershorin.
Sipas Lulzim Bashës, ky vendim nuk vjen si një kërkesë e opozitës, por si një vendim i Brukselit për shkak të situatës politike.
“Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos sjellë vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit. Jo sepse ia kërkuam ne, por sepse kjo datë nuk është e ligjshme.
Duhet të dimë se KiE është organi më i lartë për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Europë.
Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër” – tha Basha.
Ai bëri thirrje për bashkim në betejën e opozitës. Sipas kreut të PD, vetëm opozita mund ta hapë rrugën e shpresës. (JavaNews)